Categories: Lajme

Diskriminim në MPB, Alimi: Po degradohen policët shqiptarë

Memet Alimi, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebbok, ka akuzuar për trajtim të padrejtë, poshtërim dhe ndjekje ndaj pjesëtarëve të MPB-së me përkatësi shqiptare, mbi bazë politike dhe etnike. Në publikimin e tij, Alimi thekson se në vend që të respektohen parimet e profesionalizmit dhe barazisë, ndodhin praktika të padrejta, konkretisht degradim dhe transfere pa baza profesionale.

“Degradim i padrejtë i funksioneve pa arsye profesionale. Transfere selektive, të cilat bazohen në bindje politike ose etnike, e jo në bazë ligjore. Nënçmim i moralit dhe profesionalizmit, me ç’rast krijohet klimë frike dhe pasigurie. Shpërfillje e kritereve ligjore për avancim, ku vendimet varen nga lidhjet partiake”, shkruan Alimi, ndërsa paralajmëron se këto veprime jo vetëm që e shkelin Kushtetutën dhe ligjet, por edhe seriozisht e dëmtojnë funksionimin e institucioneve të sigurisë.

Në ndërkohë, gjithnjë e më të zëshëm janë shqiptarët në MPB për shkak të degradimit mbi baza politike që po zbatohet në vitin e fundit 2025. Tashmë, thonë burime jozyrtare të gazetës KOHA, në prag të zgjedhjeve lokale, një grup më i madh policësh shqiptarë janë shpërndarë në vende pune më të ulëta me urdhër, në kundërshtim me ligjin, ndërsa është i madh edhe diskriminimi në vende udhëheqëse, sidomos në Shkup./Koha.mk/

Admin01

Recent Posts

Huzeir Mustafi: Vazhdon nënçmimi i shqiptarëve në Kumanovë, për një periudhë të shkurtër bekatonizohen 29 rrugë, asnjë në lagjet shqiptare!

Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzerir Mustafi, ka reaguar ashpër ndaj…

1 hour ago

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” me donacion të ri për Komunën e Pustecit

Në drejtim të prioriteteve të veta programore për zhvillim rajonal të qëndrueshëm, perspektivë evropiane për…

2 hours ago

Regjistrohet tërmet në Maqedoni, ja ku ishte epiqendra

Tërmet me magnitudë prej 3.8 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoni,…

2 hours ago

Nazim Taipi: Sharjet e Bilall Kasamit janë shfaqe e frikës, unë vij te ju me ide dhe projekte konkrete

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi përmes një postimi ka reaguar ndaj sharjeve…

3 hours ago

Pse Albin Kurti përkrah VLEN-in, flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar mbi përkrahjet politike që disa partitë shqiptare në Maqedoni marrin…

4 hours ago

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

6 hours ago