Dimitrovski: Do të zvogëlojmë numrin e punëtorëve në Komuna dhe Ndërmarrje Publike

e postuar më at 23:09
84 0

Kryetarët e komunave i kanë kthyer komunat në vende për punësimin e aktivistëve të partive, tha në paraqitjen e tij në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” në Alsat, zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zoran Dimitrovski. Ai tha se në përpjekje për të rregulluar numrin e të punësuarve në komuna, gjegjësisht për ta sjellë atë në korrelacion me numrin e banorëve të komunës, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka një plan!

“Kemi plan në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale për të ndryshuar disa nene, në kontekst të rregullimit të numrit të të punësuarve në komuna, për ta sjellë atë në varësi të numrit … të themi në 500 qytetarë një i punësuar ose në 1000 qytetarë një i punësuar. Në disa komuna, këto numra tani janë tejkaluar shumë. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të zvogëlohet numri i të punësuarve edhe në ndërmarrjet publike”, tha Dimitrovski.

nga kategoria