Dilema si do të shpërndahen mjetet

e postuar më at 22:51
125 0

Ndër kërkesat e gastronomëve është edhe ndihma e njëhershme financiare për të gjitha subjektet e regjistruara në bazë të numrit të punësuarve, si dhe ndihmë e njëhershme financiare për të gjitha objektet e regjistruara hotelerike që nuk mund të kryejnë veprimtarinë e tyre primare gati një vit. Kërkesa drejtuar Qeverisë ka bërë edhe industria e organizimit të evenimenteve, kontabilistët, si edhe klubet e vallëzimeve.

Një pjesë e biznesit shprehet i pakënaqur me ndihmën e fituar nga shtetit , ndërsa edhe përmes protestave – po kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre. Pas protestave të një pjese të gastronomëve, industrisë së organizimit të evenimenteve, kontabilistëve… të njëjtëve u janë bashkangjitur edhe klubet e kërcimit apo vallëzimeve. Rreth 50 klube të kërcimit modern kërkojnë anulimin e ndalesës për punën e tyre, si dhe kompensimin financiar për humbjet e tyre në vitin e kaluar. Klubet e kërcimit thonë se janë para kolapsit, ndërsa shtojnë se 6000 fëmijë nuk kanë mundësi të ndjekin aktivitetin e tyre të preferuar, densin apo vallëzimin.

“Edhe pse deklaratat e fundit të Qeverisë kanë të bëjnë me kompensimin financiar të të gjitha subjekteve juridike të mbyllura në periudhën e kaluar, si vjet ashtu edhe tani, klubet e densit nuk figurojnë në listën e subjekteve që do të fitojnë kompensime për dëmet. Kërkojmë përgjegjësi nga qeveria, për shkak se një vendim i tillë, është së paku jo korrekt dhe jo i menduar si duhet”, thonë klubet e densit, ndërsa kërkojnë që Protokolli për ndalim të punës t’i përjashtojë këto klube, për shkak se siç arsyetohen, i respektojnë të gjitha protokollet për mbrojtjen nga pandemia e që janë realizuar në bashkëpunim me klubet evropiane të densit. Në tri ditët e kaluara, kanë protestuar edhe kontabilistët së bashku me Odën Turistike Hotelerike. Gastronomët kërkojnë të shikohet se në çfarë mënyre do të shpërndahen mjetet që të mund të aplikohet dhe a do të ketë nevojë që këto mjete të kthehen, ndërsa kontabilistët kërkojnë miratimin e Ligjit të ri për punë kontabiliste, që do të miratohet në mënyrë transparente.

“Kërkojmë zgjidhje sistemore për prolongimin e afateve për llogaritë vjetore dhe paraqitjet tatimore, fleksibilitet dhe konsultim i obligueshëm me ekspertë të kësaj lëmie për çdo obligim shtesë”, thotë Aleksandra Andreeva nga Oda e Kontabilistëve pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë. Sipas Martin Angellovskit, përfaqësues nga Oda turistike-hotelerike, ato nuk e dinë se në çfarë mënyre do të aplikohet për ndihmën e fundit. Ai shton se deklaratat e disa funksionarëve janë kontradiktore për masat e fundit, andaj edhe është shkaktuar huti.

Ndër kërkesat e gastronomëve është edhe ndihma e njëhershme financiare për të gjitha subjektet e regjistruara në bazë të numrit të punësuarve, si dhe ndihmë e njëhershme financiare për të gjitha objektet e regjistruara hotelerike që nuk mund të kryejnë veprimtarinë e tyre primare gati një vit.

Në fillim të javës, ndihmë për ekzistencën e tyre kanë kërkuar edhe agjencitë turistik që thonë se me rënien e qarkullimit prej 100 për qind, e kanë të vështirë mbijetesën. Ato kërkojnë ndihmë të pakthyeshme financiare për çdo agjenci të licencuar turistike me qëllim të mbijetesës së tyre dhe të likuiditetit të kompanive në vitin 2021. Të hënën, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi bëri të ditur se në kuadër të pakos së gjashtë të ndihmave ekonomike, do të vendosen në dispozicion 17.8 milionë euro mbështetje financiare e synuar për 12 kategori të veprimtarive ekonomike, ndërsa do të mbështeten afër 10.000 kompani dhe rreth 80.000 të punësuar. Sipas tij, objektet gastronomike për shërbim të ushqimeve, pijeve dhe ketering do t’u mbulohen 30 për qind e të ardhurave, një shumë që do të llogaritet si mesatarja e të ardhurave mesatare në vitin 2019 dhe 2020, e për të cilën do të aplikohen ditët në të cilat u mbyllën këto aktivitete. Gjithashtu, të gjitha objektet e regjistruara gastronomike do të marrin 15.200 denarë mbështetje financiare për secilin të punësuar, që nga data 06.04.2021. Me këtë masë do të mbështeten rreth 6000 objekte gastronomike që punësojnë 17.000 njerëz, ndërkohë që vlera e valorizuar e masës është 9.9 milionë euro.

Gjithashtu me 2.5 milionë euro do të mbështeten të kategorizuara – restorantet për dasma, industria e evenimenteve, terrene lojërash, klube nate, vendpushime private për fëmijë, palestrat e fitnesit, fotografët dhe studio-fotografike. Këto kategori përfshijnë rreth 1200 kompani që do të mbulohen me 30 për qind të të ardhurave, një shumë që do të llogaritet si mesatare e të ardhurave mesatare në vitin 2019. Ato gjithashtu, gjithashtu do të marrin mbështetje prej 15.200 denarë për të punësuar që nga data 31.12.2020. Agjencitë e kategorizuara turistike do të mbështeten me gati 1.4 milionë euro. Agjencitë turistike me licencë A do të marrin nga 5000 euro, kurse agjencitë turistike me licencë B do të marrin nga 3000 euro ndihmë. Mbështetje financiare prej 30.750 denarë do t’u jepet të gjithë muzikantëve, anëtarëve të shoqatave të muzikantëve, si dhe guidave të licencuara turistike, të cilët gjatë vitit 2020 kanë pasur neto të ardhura mesatare mujore nën 15.000 denarë. (koha.mk)

nga kategoria