Diaspora mobilizohet fuqishëm për Arben Taravarin, nisin organizimet nga Zvicra, Gjermania dhe Austria

e postuar më at 17:18
30 0

Diaspora është mobilizuar fuqishëm pas hiles së KSHZ-së me shtimin e fletëvotimeve të pavlefshme dhe anulimit e fitores në rreth të parë për kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Nëpër rrjete sociale tashmë janë shpërndarë thirrjet e mërgimtarëve që organizohen për votime në Gostivar më 31 tetor.

Mërgimtari Hamdi Zaimi u bëri thirrje mërgimtarëve në Zvicër se nga atje ka organizim për ardhje në Gostivar, ndërsa për më shumë informacione mund të paraqiten në këtë numër: +41765887113.

Ai shton se po ashtu marrin përsipër edhe organizimet nga Gjermania dhe Austria, ndërkaq edhe një organizim nga Austria organizohet ndërsa për më shumë informacione mund të paraqiteni në numrat: 06608285332 dhe 06764982519.

Po ashtu edhe Berat Beshiri njofton mërgimtarët se ka organizim nga mërgata që të mposhtet Nevzat Bejta, ndërsa për rezervime dhe informacione shtesë mund të paraqiteni në numrin 0765887113.

Më herët në “Facebook”, po ashtu u hap edhe faqja Diaspora me Arben Taravarin ku ka njoftime për organizimet që do të organizohen gjatë ditëve në vijim.

Ndryshe, për kryetar komune, përveç kreut aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, për herë të pestë kandidon Nevzat Bejta nga BDI.

nga kategoria