Diaspora fuqishëm mbështet Arben Taravarin, organizim falas i mërgimtarëve në Zvicër dhe Austri

33 0

Pas hiles së madhe nga KSHZ që Gostivari të shkojë në rreth të dytë në zgjedhjet komunale, ka reaguar edhe diaspora shqiptare në Evropë.

Diaspora shqiptare tashmë ka nisur udhëtim për në ditën e zgjedhjeve më 31 tetor për t’i dhënë mbështetje kreut aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në ditën e zgjedhjeve.

Diaspora e Zvicrës, përkatësisht mërgimtarët që ndodhen në Zurich do të mund ta bëjnë rezervimin e udhëtimit, i cili është falas, në numrin 00 41 76 544 57 04.

Diaspora e Austrisë po ashtu organizon udhëtim falas për të mbështetur Taravarin, ndërsa për rezervime mund të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në numrin +43 660 3915296 te Burim Istrefi dhe në numrin +43 699 11462721 te Xhabir Mena. Po ashtu nga Austria ka udhëtim edhe te 2 numrat në vijim +43 676 7167808 te Daut Milaimi dhe tek Adil Islami me numrin +43 660 4066888.

Ndryshe, kundërkandidati i Arben Taravarit në këto zgjedhje është Nevzat Bejta i cili për të pestën herë radhazi kandidon për kryetar në Gostivar që nga viti 2005.

 

nga kategoria