Diaspora e Çegranit fuqishëm mbështet Taravarin

e postuar më at 18:57
26 0

Gjatë ditës së shtunë, në Klubin e Motoristëve të Çegranit në Zvicër është mbajtur një mbledhje në lidhje me zgjedhjet lokale në Gostivar.

Në mbledhje është vendosur që diaspora të jetë prezent në ditën e zgjedhjeve dhe në fitoren që e paralajmëron Taravari gjatë ditës së diel.

Ata shprehin pakënaqësinë ndaj kandidatit nga BDI, Nevzat Bejta i cili akuzoi Bashkësinë Lokale të Çegranit dhe Komunën e Gostivarit për një deponi të egër, ndërsa ajo deponi ka qenë aty edhe në kohën kur Bejta ka qenë në krye të Gostivarit.

“Çegranasit janë të prekur tej mase nga prezenca e kandidatit të BDI-së N.B. i cili para disa ditëve akuzoi udhëheqësinë e Bashkësisë Lokale Çegran dhe Komunën e Gostivarit për një deponi, e cila ka qenë në gjendje të tmerrshme gjatë kohës kur i N.B. ka qenë në krye të Komunës së Gostivarit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Përveç diasporës së Çegranit në Zvicër, udhëtim falas për mbështetje të Taravarit ka edhe nga Zvicra dhe Austria.

Ndryshe, fshati Çegran pritet të jetë ndër vendbanimet më të mëdha që do ta bëjë diferencën në zgjedhjet e 31 tetorit në Gostivar në favor të Taravarit.

nga kategoria