Dhoma e mjekëve kërkon masa më të rrepta para se të kolabojnë spitalet

e postuar më at 13:48
68 0

Të dhënat e Institutit për Shëndet Publik, thonë se vala e tretë e virusit ka marë hov të madh dhe tanimë në nivel ditor regjistrohen nga mbi 1000 raste.

Dhoma e Mjekëve si shoqatë më e lartë e mjekëve, ka dërguar apel deri tek të gjithë qytetarët që të kuptojnë seriozitetin e situatës në cilën gjendemi, dhe me kontribut të veçantë t’i ndihmojnë shëndetit kolektiv, sepse kjo është mënyra e vetme që të parandalohet përhapja e më tejme e virusit dhe të shmanget kolapsi i sistemit shëndetësor.

Sipas tyre, të dhënat e ISHP-së tregojnë se vala e tretë e covid 19 ka marë hov dhe në nivel ditor regjistrohen nga mbi 1000 raste. Paralelisht rritet dhe numri i pacientëve të cilët përshkak seriozitetit të gjendjes shëndetësore dhe komplikeve të shkaktuara nga covid kanë nevojë për mjekim në spital.

Nga Dhoma e Mjekëve apleojnë që edhe Komisioni për Sëmundje Infektive seriozisht ta ketë parasysh vendosjen e masave restriktive shtesë. Ata konsiderojnë se këto masa nuk janë të dashura nga popullata por gjithçka është në interes të kapaciteteve spitalore dhe shëndetit publik.

J X

nga kategoria