Smart News

Dhëndri i Albert Musliut i akuzuar për vjedhje milionash, Musliu “shpëtimin” e kërkon tek BDI-ja

Materiale të shumta janë siguruar nga prokuroria për shpërndarjen e paligjshme të kuponëve sportiv nga dhëndri i Albert Musliut, Darko Kaevski. Sipas informacioneve të Sitel-it, Prokuroria posedon material prej më shumë se 500 faqesh dhe mbi 1400 provave materiale ku ka zbuluar krimin e 12 ish të dyshuarve, mes të cilëve edhe drejtori aktual dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport. Hetimet u hapën nga zyra e antikorrupsionit dhe nga kontrollet shtesë të prokurorisë u konstatua se me shpërndarjen e kuponëve sportivë, të dyshuarit kanë përvetësuar mbi 5 milionë euro.

Darko Kaevski është emër i njohure dhe për politikën shqiptare, ai si dhëndër i Albert Musliut ka ushtruar edhe pozitën e zëdhënësit të LSDM-së. Kaevski është edhe një ndër emrat e dyshimtë, ku në moshën 30 vjeçare ka arritur të prekë pasuri personale prej miliona euroshë, gjë që është e pazakontë në Maqedoni të Veriut.

Në anën tjetër, dje në debatin e organizuar nga Fronti Evropian, në të cilën ekspert të afërt të BDI-së, nga frika e Qeverisë së mundshme në mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, diskutuan rreth çështjet së Batenderit, analisti politik Albert Musliu ishte më i zëshmi nga të gjithë në mbrojtje të BDI-së. Nga informatat jozyrtare, pas skandaleve të dhëndrit të tij Kaevskit, dhe kompanisë së ndërtimit të familjes së tij, Musliu kërkon “shpëtim” tek BDI-ja dhe Fronti Evropian, duke u paraqitur në shumë media si analist në mbrojtje të tyre. Ndërsa LSDM-ja zyrtarisht ka dhënë karton të kuq për Kaevskin, duke e larguar edhe Musliun nga mbrojtja e tyre, dhe duke dërguar analistin nga Gostivari në mëshirë të Ali Ahmetit. Tani më për opinionin është e qarte se përse Albert Musliu është gjithnjë në mbrojtje të BDI-së dhe Frontit Evropian.

Exit mobile version