Deutsche Welle: Në spitalin ku humbën jetën 14 persona në Tetovë përgjegjës janë komuna dhe drejtori i spitalit

e postuar më at 16:38
13 0

 

Sipas dokumentacionit të tenderit, kompetenca të plotë mbi kontrollin dhe fazën operative të spitalit modular ka qenë Komuna e Tetovës, drejtori i spitalit dhe inspektorër komunal në Tetovë, ndërsa bashkërisht këto institucione udhëhiqen nga BDI.

Nga Deutsche Welle theksojnë se sipas dokumenteve që kanë arritur t’i sigurojnë, Ministria e Punës dhe Politikës sociale bashkërisht me përfaqësues të Bankës Botërore e kanë zbatuar projektin, ndërsa autoritetet lokale dhe drejtorët është dashur ta kontrollojnë cilësinë dhe funksionalitetin e spitaleve modulare.

Dokumentet e quajtura “Plan për menaxhment ekonomik dhe social” të spitaleve modulare, të publikuara në tetor të vitit 2020, përfshin fazat e ndërtimit të spitaleve modulare, mirëmbajtjen e tyre dhe kontrollimin e tyre.

Siç raporton Deutsche Welle, në dokumente thuhet se kompetent për zbatimin e projektit në pjesën e marrëveshjeve institucionale kanë qenë teamleaderi i Bankës Botërore dhe personi i Zyrës Projektuese të Bankës Botërore pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale si projekt menaxher. Në pjesën e zbatimit të projektit, për spitalin modular në Tetovë kanë qenë kompetent dy persona nga MPPS, drejtori i spitalit, Florin Besimi i cili vjen nga radhët e BDI-së si dhe inskeptoriati lokal i Komunës së Tetovës.

Sipas dokumenteve, gati në të gjitha spitalet modulare në vend që u ndërtuan gjatë pandemisë, si përgjegjës për këto spitale janë drejtori i spitalit, ndërsa në Maqedoni janë ndërtuar gjithsej 17 spitale modulare që kushtuan 3.8 milionë euro.

Në rastin tragjik në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë të cilët kishin ardhur për shërim në spital dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar. Përgjegjësi deri tani askush nuk ka, ndërsa kryeministri Zaev thotë se është tepruar me pyetjet në lidhje me rastin tragjik në Tetovë.

T F

nga kategoria