Smart News

Deri të hënën pret të merr përgjigje nga Pendarovski për Këshillin e Sigurisë / Lloga: 2800 persona me vepra penale janë në rrugë

 

Ministri i Drejtësisë Krenar lloga nuk ka afate se deri ndaj presidentit Stevo Pendarovski për ta thirru Këshillin e Sigurisë Nacionale, por pret një përgjigje nga ai deri të hënën.

Ai tha se kërkesa sot është dorëzuar në presidencë dhe nuk ka të bëjë me mos kalimin e Ligjit për Amnisti, por për të marrë përgjigje për ato 2800 persona të dënuar e që nuk gjenden në burgje pasi nuk ka vend se ku ta vuajnë dëminin.

Sipas tij, këto të dënuar janë shumica për vepra penale për shitje lëndë narkotike, të cilët tha ai, edhe sot mund të jenë duke e ushtruar të njejtën veprimtari para shkollave dhe te popullata e re.

“Për këto 2800 të dënuar na duhet përgjigje përfshi edhe Ministrin e Punëve të Brendshme (Oliver Spasovski), mbi shqetësimin e a janë në rrugë. Për këto 2800 që padyshim janë në rrugë, do marrë informacion unë por edhe ky Këshill i Sigurisë, por edhe publiku se a kanë masa mbi këto persona. A është MPB apo agjencione tjera të spcializuara që vëzhgojnë, a i kanë në kontrollë dhe çka ndodh me këta persona që janë në rrugë”, pyeti Lloga.

Këto 2800 persona me precedent penal e që ndodhen në liri, përbëjnë rrezik sipas Llogës, prandaj dhe kërkon të mbildhet Këshilli i Sigurisë Nacionale.

Exit mobile version