Si të zbatohen reformat me qëllim që të hiqet partizimi të cilin çdo pushtet në mënyrën e vet e fut në administratë. Ministri Goran Minçev në nënshkrimin e sotëm të memorandumit me ambasadorin francez Kristof Le Rigoler, tha se punësimet e tilla çuan në administratë të ngarkuar por të dobët. Prandaj mendon se duhet të ketë heqje të disa nga bordet mbikëqyrëse dhe udhëheqëse, respektivisht shkurtim prej 40 për qind të administratës.
“Pasojnë një funksionalitet i përgjithshëm, respektivisht bashkim i institucioneve të caktuara në të tjera me të cilat praktikisht do të hyjmë në një proces i cili është obligim nga Bashkimi Evropian dhe kjo është shkurtimi prej 40 për qind i përdoruesve buxhetorë. Jemi dëshmitarë se kemi numër të madh institucionesh të cilat kanë nga një, nga dy të punësuar ose të them se ato në të kaluarën janë bërë për të plotësuar disa nevoja politike apo partiake”, tha Goran Minçev – ministër për Administratë Publike.
Edhe Franca do të përfshihet në trajnimin e administratorëve të Maqedonisë me qëllim punë më efikase dhe përmirësim i cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Nëpunësit publikë duhet të menaxhojnë me aftësi me punën, porositi ambasadori francez Le Rigoler.
“Në lidhje me trajnimin e nëpunësve publikë ekzistojnë numër i madh sfidash sepse duhet që nëpunësit publikë të jenë profesionistë sepse bëhet fjalë për menaxhimin e shtetit, njohuri nga fushat juridike dhe gjithashtu edhe menaxhim. Një nëpunës shtetëror duhet të jetë njëfarë menaxheri, respektivisht me aftësi të dijë të menaxhojë me të gjithë ekipin e tij por gjithashtu të mundet edhe t’i zbatojë vendimet që vijnë nga pushteti”, u shpreh Kristof le Rigoler – ambasador i Francës.
Rigoler njëkohësisht tha edhe se zbatimi i reformave në vend ndiqet nga afër nga Bashkimi Evropian dhe se së shpejti do të publikohet Raporti për progresin e të gjitha shteteve kandidate për anëtarësim. Reformat që i kërkon BE nuk duhet të shihen si obligim por si diçka që do ta përmirësojë jetën në vend, theksoi ai.