Derbi mes Bayern Munich e Borussia Monchengladbach, ja formacionet e mundshme

e postuar më at 11:29
7 0

Sonte me fillim nga ora 20:30 do të fillojë derbi mes gjigandit gjerman Bayern Munich dhe skuadrës së Borussia Monchengladbach, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 18 të Bundesligës gjermane.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Bayerni e mposhti me rezultat të thellë 4:0 skuadrën e Wolfsburgut, kurse Monchengladbach barazoi 1:1 me skuadrën e Hoffenheim, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas 17 ndeshjeve të zhvilluara Bayerni kryeson tabelën me gjithsej 43 pikë, në krahasim me Borussia Monchengladbachun që zë vendin e 14 me vetëm 19 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të shumta në skuadër, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Choupo-Moting, Coman, Neuer, Richards, Sane, Stanisic, Tolisso dhe Upamecano, kurse te Monchengladbachu nuk do të paraqiten Bennetts, Beyer, Doucoure, Hofmann, Scally dhe Zakaria.
Po ashtu, në ndeshjen e sotme te Bayern Munich në skuadër është përfshirë edhe mesfushori ofensiv me prejardhje nga Kosova Arijon Ibrahimovic.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Bayern Munich (4-2-3-1):Ulreich; Kimmich, Pavard, Sule, Sarr; Goretzka, Sabitzer; Gnabry, Muller, Musiala; Lewandowski
Borussia Monchengladbach (4-3-3): Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Netz; Kramer, Stindl, Kone; Herrmann, Embolo, Thuram
20:30 Bayern Munich – Borussia Monchengladbach (Stadiumi Allianz Arena)

A M

nga kategoria