Smart News

Deputetja Saliu: Do t’i përfaqësoj të gjitha gratë dhe do t’i mbroj vlerat familjare

Deputetja Imërlije Saliu nga Gostivari është deputetja e parë me mbulesë në historinë parlamentare të Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë për TRT Balkan, ajo ka thënë se do të përfaqësojë të gjitha gratë dhe do të tentojë të përmirësojë politikat sociale me fokus tek gratë dhe kategoritë e rrezikuara.

“SOT Mbulesa nuk është identiteti im i parë. Unë jam këtu për të përfaqësuar të gjitha gratë, qofshin ato me mbulesë apo pa mbulesë. Mirëpo, edhe prezantoj vlerat e mia reale, qofshin ato akademike, morale e etike. SOT Ajo çfarë unë dua që të jem më e zëshme është fuqizimi i grave në shoqëri, të jem zëri i të gjitha atyre grave. Po ashtu, prioritet do t’i kem edhe zhvillimin e politikave sociale në vend”,, ka deklaruar deputetja Saliu.

Ajo ka kujtuar se mbulesa e saj përfaqëson edhe vlerat tradicionale familjare të cilat do ti kultivojë edhe më tej.

“Por, është edhe ajo unë mbase e përfaqësoj tashmë, do të thotë mbrojtja e vlerave familjare tradicionale. SOT Unë do të kisha thënë për të gjitha vajzat, gratë, pavarësisht, që janë të mbuluara ose jo, të gjithë ata që duan të japin kontribut në të mirën shoqërore, hyrja në politikë është një mundësi më e madhe që ato të jenë sa më afër shoqërisë dhe të mund të kontribuojnë më shumë për shoqërinë”.

Nga 120 deputetë në Parlamentin e ri të Maqedonisë së Veriut, pak më shumë se 1/3 janë gra, gjithsej 41.TRT Balkan.

Exit mobile version