Deputetja e Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni VLEN Mimoza Musa, nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka shkruar për 100 ditëshin e qeverisjes së VLEN, përcjell FOL.
Në vijim statusi i plotë i deputetes, Mimoza Musa:
“100 ditë më parë kjo qeveri e mori miratimin e Kuvendit për të kthyer shpresën e humbur të qytetetarëve të RMV-së.
Jemi zotuar të qeverisim me transparencë dhe vizion për një vend më të mirë.
100 ditë janë shumë pak për të përmbushur të gjitha pritshmëritë nga një qeveri, por janë mjaft për të treguar që pritshmëria më e para ajo e nevojës së njërëzve për një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe me njërëzit është përmbushur.
100 DITË QEVERSIJE NDYSHE ME VLEN!”/FOL/