Smart News

Deputetja e VLEN-it Saranda Imeri Stafaj sulmon ambasadorin Meidani

Vendimi i Qeverisë për legalizimin e objektit shkollor në fshatin Nerovë të Krushevës, që i hap rrugë arsimimit në kushte të denja për mbi 120 nxënës shqiptarë, ka shkaktuar reagime të përziera – dhe polemika politike.

Deputetja e VLEN-it , Saranda Imeri Stafaj, ka hedhur hije dyshimi mbi rolin e ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, në këtë zhvillim të rëndësishëm.

“Shkolla në Nerovë u legalizua nga Qeveria VLEN. Nuk e di çfarë kontributi ka dhënë Ambasadori Meidani që po gllabëron meritat!?” – shkroi ajo në rrjetet sociale, duke shtuar me ironi: “Ku ishit deri tani?”

Por faktet flasin ndryshe.

Angazhimi i drejtpërdrejtë i ambasadorit Meidani ka qenë vendimtar në këtë proces. Gjatë një vizite në Nerovë javën e kaluar, ai dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe premtoi veprim të menjëhershëm. Dhe e mbajti fjalën.

Në prani të banorëve, ambasadori komunikoi drejtpërdrejt me zëvendëssekretarin për punë të përgjithshme në Qeveri, duke insistuar që çështja e shkollës të futet në rend dite të mbledhjes së ardhshme të ekzekutivit.

Ky angazhim diplomatik prodhoi efekt konkret: Qeveria miratoi vendimin për legalizimin e objektit shkollor dhe regjistrimin e pronës shtetërore në emër të Komunës së Krushevës.

Reagime të shumta në opinionin publik, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile dhe vetë banorët e Nerovës, i janë bashkuar falënderimeve për ambasadorin Meidani dhe kanë kërkuar që suksese të tilla të mos politizohen apo banalizohen.

Exit mobile version