Smart News

Deputeti Salim Sulejmani merr pjesë në takimin lamtumirës të përfaqësuesit të Katarit në Shkup

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Salim Sulejmani, mori pjesë në takimin lamtumirës të Sheik Jasim Bin Hamad Al-Thani, ushtrues detyre në Ambasadën e Katarit në Shkup.

Në këtë takim u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Katarit, si dhe roli që diplomacia luan në afrimin e vendeve mike. Deputeti Sulejmani vlerësoi kontributin e Sheik Al-Thanit gjatë mandatit të tij në Shkup dhe i uroi suksese në angazhimet e ardhshme, duke shprehur besimin se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet edhe më tej.

Exit mobile version