Deputetët e LVV-së dhe LDK-së hyjnë në sallë

e postuar më at 18:45
63 0

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur hyrja e deputetëve në sallën ku pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Në sallë janë duke hyrë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu edhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Zeri.info.

Ndërsa, pak minuta më parë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.

Ndonëse se kjo seancë ishte paralajmëruar nga kryesia e Kuvendit se do të nisë në orën 18:00, ajo pritet që të fillojë pas pak me një orë e gjysmë vonesë.

 

J X

nga kategoria