Deputetët e BDI-së bashkë me ata të VMRO-së dhe LSDM-së ndaluan mbajtjen e Regjistrimit

e postuar më at 19:35
99 0

Me gjithsej 95 vota PËR dhe 12 KUNDËR në votimin e përgjithshëm dhe me 25 vota PËR dhe 12 KUNDËR në votimin e bashkësive etnike joshumicë parlamenti miratoi Ligjin për shtyrje të procesit të regjistrimit.

Deputetët e LSDM-së, VMRO-së, Levicës dhe BDI-së kanë miratuar vendimin për anulimin e regjistrimit për më 5 shtator, ndërsa vetëm deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa votuan kundër, përcjell SHENJA. Votimit i parapriu një diskutim maratonik ku deputetët e opozitës shqiptare gjatë katër orëve i ftuan kolegët e tyre nga BDI që të ndërrojnë mendje dhe të mos mbështesin ndërprerjen e regjistrimit. Sipas kordinatorit të ASH-AAA, Skender Rexhepi, vendimi është kundër shqiptarëve në përgjithësi dhe kundër diasporës shqiptare në veçanti. Një ditë më parë shumica e njëjtë hodhi edhe 200 amendamentet me të cilat opozita shqiptare tentoi të pengojë anulimin e regjistrimit.

nga kategoria