Categories: Lajme

Deponia mbi Kazermën në Zhelinë nuk u pastrua e gjitha siç tha kryetari Sejdiu, por vetëm pjesërisht

Deponia ilegale e cila gjendet mbi Kazermën në Zhelinë u pastrua pjesërisht, por jo në tërësi ashtu siç tha për Portalb.mk kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, në terren kanë mbetur ende mbeturina.

Tre javë pas shkrimeve të Portalb.mk për deponitë ilegale përgjatë rrugës Zhelinë – Siriçinë, është pastruar vetëm një pjesë e deponisë mbi Kazermën në Zhelinë.

“Sot, pra më datë 23.09.2025 do të pastrohet deponia përgjatë rrugës Zhelinë-Jegunovcë, por që është në afërsi të hyrjes së kazermës ushtarake. Më andej, fatkeqësisht nuk është territori ynë”, tha për Portalb.mk dje kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Portalb.mk kaloi në këtë rrugë në orët e para zë mëngjesit dhe pa se deponia nuk ishte e pastruar e gjitha, por kishte mbetur një pjesë me mbeturina.

Përgjatë rrugës ka edhe shumë deponi të tjera me mbetje interte, si dhe përgjatë lumit, të cilat mbeten të papastruara, për të cilat kanë alarmuar shumë shpesh qytetarët.

Kur Portalb.mk në maj 2025 trajtoi këtë problem, nga Komuna e Zhelinës pretendonin se mbeturinat nuk ndodhen në terriorin e tyre.

Megjithatë, sipas të dhënave kadastrale por edhe sipas shenjave rrugore, këto deponi ndodhen në territorin e Zhelinës.

Situata me deponitë e tilla është alarmante në gjithë rajonin e Pollogut.

Ky problem pritet të zgjidhjet me ndërtimin e deponisë moderne rajonale, e cila pritet të jetë gati pas dy viteve, në vitin 2027./Portalb/

Admin01

Recent Posts

Ramadani: Do të investojmë në sport për një rini të shëndoshë në Saraj

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, ka…

2 hours ago

Valdet Xhaferi: Numri 4, një shenjë për fitore të re historike të AKI-it

Bartësi i listës për kryesues në Këshillin Komunal të Gostivarit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për…

2 hours ago

Aleanca Kombëtare për Integrim: Çegrani, pikënisje e mobilizimit kombëtar për zgjedhjet lokale

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka hapur zyrtarisht shtabin zgjedhor në fshatin Çegran, duke e…

4 hours ago

Bujar Osmani: Me Këshillin e Sigurisë dhe ndriçimin modern, Çairi do të dalë nga hija e frikës

“Çairi nuk guxon të jetë qytet i frikës. Çairi nuk guxon të jetë komunë e…

4 hours ago

Aleanca për Shqiptarët: Librat vetëm në maqedonisht, goditja më e rëndë ndaj nxënësve shqiptarë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qeverisë VMRO-VLEN, duke e akuzuar për degradim dhe…

5 hours ago

Rama nga Vjena: Shqipëria ka parakaluar Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në rrugën drejt BE-së

Nga Vjena ku po merr pjesë në konferencën “Shqipëria, Horizonti i ri”, kryeministri Edi Rama…

7 hours ago