Denoncime të reja për ryshfet gjatë procedurës për marrjen e patentë shoferit

e postuar më at 20:12
61 0

Pas denoncimeve për ryshfet e parregullsi të shumta gjatë marrjen e patentave me ryshfet, kandidat të tjerë iu drejtuan redaksisë së Tv Alsat për te rrëfyer probleme të ngjashme. Njëra nga kandidatet që me profesion është juriste, del hapur për tu bërë zëri i të gjithë atyre kandidatëve siç thotë të keqpërdorur nga sistemi. Ajo ka refuzuar të bëhet viktimë e korrupsionit për të marrë kategorinë B prandaj pretendon se për herë të 5-të është rrëzuar qëllimisht nga komisioni i Qendrës së Provimeve Automobilistike në Shkup.

Dyshimet e mia janë se këtu në pyetje është diçka tjetër shumë serioze që ju takon organeve të shtetit ta hulumtojnë çështjen sepse ne si qytetarë nuk mund të paguajmë kosto që nuk na takon. Ajo që na takon e kemi paguar 30 mijë denarë, që për standardin tonë nuk janë pak, por mbi këtë kosto që jepen pas dore janë shumë dhe këtij fenomeni duhet ti vije fundi një ditë – u shpreh Nebie Zaimi, Kandidate.

Madje ajo tha se këtë rast e ka denoncuar në prokurori dhe pret që organet e hetuesisë të marrin masa.

Unë kam tre muaj që kaloj një torturë të tmerrshme, më bëhet një maltretim i jashtëzakonshëm. Çdo 10 ditë unë shkoj i lë në auto shkollë 2 mijë denarë dhe 2,500 denarë bëj pagesa për të vozit në qytet, vjen komisioni në formën më arrogante, si kaubojë futen në veturë dhe provokojnë, vozisim dhe të kthejnë në vendin e njëjtë duke të thënë duhet edhe pak të mëshosh – tha Nebie Zaimi, Kandidate.

Revolta është shtuar edhe tek instruktorët, të cilët flasin për obstruksione të shumta që bëhen nga kreu i Qendrës së provimeve në Shkup Zllatko Angellovski për çdo iniciativë të ngritur kundër tij. Prapa kamerave, pronari i një auto shkolle të njohur për redaksinë, na tregoi se për nënshkrimet që janë mbledhur nga shoqata e instruktorëve kundër keqpërdorimeve nga ky organ, është shantazhuar firma e tij, duke mos i kaluar asnjë kandidat për 8 muaj në provimin e qytetit në Shkup.

Kjo nënkupton se është krijuar monopol që kandidatët edhe me dije apo pa dije i rrëzojnë nga 10 herë këtu në provim vetëm për të marr sa më shumë buxhet, ai që e ka tenderin. Kjo është masakër, kandidati vozit më mirë se komisioni, të cilët me të njohshëm mezi i kalojnë kandidatët e tyre. Vetëm shikoj se çfarë persona janë që nuk kanë lidhje me tru dhe ata do të na vlerësojnë dijen tonë, kandidatin, Katastrofë! – u shpreh një instruktor.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nuk janë të njoftuar me rastin pasi deri më tani askush nuk i ka paraqitur pretendimet e tilla. Skandal për patentë shoferët pati edhe para një muaji, kur Tv Alsat zbuloi rrjetin e organizuar brenda strukturave të MBP-së për falsifikim të lejeve. 8 punonjës në Ministrinë e Brendshme janë të pezulluar nga puna dhe Prokuroria Publike po heton rastin pas ngritjes së 36 kallëzimeve penale./Alsat

nga kategoria