Deklaratat për pajtim, Fazliu: Falja, përmes atyre që bënë sakrificën

e postuar më at 19:58
180 0

Kryetari i SHV UÇK-së Fazli Veliu, ka reaguar sot duke kërkuar nga politikanët që të marrin më shumë mendimin e popullit që të mund të korrigjojnë veprimet të cilat i cilëson si të dëmshme. Reagimi I kreut të SHVL-UÇK-së vjen pas deklarimeve se ka ardhur koha për pajtim dhe falje.

“Sa u takon Tigrave nuk mund të arrihet vetëm me një anëtarë të kombit shqiptarë, të bëhet barazimi aty, sepse një anëtarë nuk mund të arrijë dot as për vete të vetmbrohet. Sa i takon faljes, ne e kemi mendimin tonë që kjo falje duhet të bëhet përmes njerëzve që kanë bërë sakrifica. E para është që familjet e dëshmorëve, familjet e anës tjetër, që thonë të mbrojtjes apo të rënies duhet të marrin një vendim të përbashkët. Bazuar në formën tonë që e kemi bërë, siç ka qenë mes familjeve që i kanë pasur të humbur dhe të pagjetur dhe familjes që kanë gjetur. Mandej në emër të sakrificës duhet të flasë populli shqiptar dhe populli maqedonas dhe jo individët.”, tha Fazli Veliu kryetar i SHVL-UÇK-së./Tvm2

nga kategoria

pg slot