Deklaratat e Shefqet Krasniqit, reagon Melihate Tërmkolli

e postuar më at 12:50
167 0

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas deklaratës së imamit Shefqet Krasniqi, se gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në oda, raporton Express.

Tërmkolli ka thënë se Krasniqi është veç pasqyra jonë si politikë në radhë të parë dhe si shoqëri përgjigjsisht.

Tutje, Tërmkolli ka pyetur se cili është dallimi mes Krasniqit dhe zyrtarëve më të lartë politikë të djeshëm e të sotëm në vend.

“Dallimi është veç në atë se Shefqeti edhe mund të besojë në ato që i thotë ndërsa politikanët dhe të tjerët i bëjnë, i përdorin për pushtet të tyre e për ndonjë “asht”, duke pranuar edhe tendencën për ç‘kombëtarizimin e shqiptarëve”, ka shkruar Tërmkolli.

nga kategoria