Dëborë edhe në pranverë, zbardhet Kukësi (Video)

e postuar më at 10:25
81 0

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Pranverës ndërsa në vendin tonë janë rikthyer sërish reshjet e dëborës. Në qytetin e Kukësit trashësia e dëborës ka arritur në 8 centimetra, ndërsa në zonat malore i ka kaluar 15 centimetra.

Reshjet kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në fshatrat e Kukësit ndërsa kërkohet edhe përdorimi i zinxhirëve. Trashësia e borës në Valbonë dhe fshatrat të tjerë të Tropojë i ka kaluar 50 centimetra.

Prezencë bore ka edhe në rrugën e kombit, por traseja e rrugës është e pastruar, por kërkohet kujdes sidomos për mjetet të cilat nuk janë të pajisura me goma dimri.

Policia po monitoron shpejtësinë e lëvizjes për të mos lejuar ndonjë aksident të mundshëm për shkak të lagështirës dhe akullit në vende të caktuar të karraxhates së rrugës. Ndërkohë në juglindje të vendit ka vetëm shira lokal në zonat malore.

 

nga kategoria