Categories: LajmePolitika

Debat në RTSH: Zenku denoncon përjashtimin sistematik të diasporës shqiptarëve në RMV

Në emisionin “Ura” në RTSH, moderuar nga gazetari Artur Bejzade, u zhvillua një debat i gjerë mbi rolin dhe sfidat me të cilat përballet diaspora shqiptare, me fokus të veçantë në shqiptarët nga Maqedonia e Veriut.

Të ftuar në panel ishin: lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryeredaktori i Flaka Media Group, Driton Zenku, si dhe Adem Marku nga organizata Albanian Union me seli në Londër.

Diskutimi u përqendrua te trajtimi institucional i diasporës shqiptare dhe roli i saj në proceset politike e shtetformuese, sidomos në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Kryeredaktori i Flaka Media, Driton Zenku, denoncoi atë që e quajti padrejtësi sistematike ndaj diasporës shqiptare, e cila, sipas tij, shihet nga shteti vetëm si burim ekonomik, jo si pjesë e barabartë e shoqërisë.

“Diaspora shqiptare në Maqedoninë e Veriut është pashpirtësuar institucionalisht. Ajo vlerësohet vetëm për remitencat dhe kontributin financiar që jep, ndërkohë që injorohet në aspektin politik dhe shtetëror,” deklaroi Zenku.

Një nga shqetësimet kryesore që ngriti ai ishte mënyra se si u realizua regjistrimi i fundit i popullsisë dhe pasojat që solli ai proces për diasporën:

“Diaspora shqiptare u la pa adresë të vendbanimit në Maqedoninë e Veriut dhe më pas qeveria mori vendimin ta fshijë nga lista e popullsisë rezidente. Kjo jo vetëm që i heq të drejtën e votës, por penalizon rëndë edhe pushtetin lokal ku shqiptarët janë shumicë.”

Zenku shtoi se këto veprime ndikojnë drejtpërdrejt edhe në numrin e këshilltarëve komunalë, si dhe në planifikimin e investimeve publike, pasi shpërndarja e buxhetit bazohet në numrin e popullsisë për kokë banori.

Debati ngjalli reagime të shumta edhe nga mërgata, veçanërisht në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë ndanë shqetësimin për përjashtimin gradual të diasporës nga jeta politike dhe institucionale në vendlindje.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

4 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

4 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

8 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

8 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

9 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

9 hours ago