Davidkoviq-Daka, partner biznesi i LDSM / BDI – lojtari rus në Ballkan!?

e postuar më at 23/03/2021
72 0

Daka bëhet përsëri i rëndësishëm pas zgjedhjeve në Malin e Zi, të cilat u fituan nga opozita, shkruan Kurir, duke transmetuar disa pjesë të teksteve në media ballkanike.

Analistët në rajon pretendojnë se Davidoviq Daka, si një biznesmen ekstrem pro-rus, financoi kundërshtarët politikë të Milo Gjukanoviç që fituan zgjedhjet e fundit dhe ka të ngjarë të formojnë qeverinë e ardhshme.

Zdravko Krivokapiq, ndoshta kryeministri i ardhshëm, është udhëheqësi zyrtar i së djathtës ekstreme, disa e quajnë Vuçiq, të tjerë koalicioni Amfilohije, i cili garoi në zgjedhje me emrin “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”. Kreu i vërtetë i koalicionit është Miodrag Daka Davidoviq, për të cilin vetë Krivokapiq thotë se është më meritori për të hyrë në politikë, shkruan Al Jazeera Balkans, thotë në analizën e tij Kurir.mk.

Al Jazeera Balkans në analizën e saj thotë se shtylla kurrizore dhe kreu i koalicionit të kishës është Daka Davidoviq. Ai është një njeri që ishte ministri ushtarak i Karaxhiç në Rajonin Autonom të Serbisë të Hercegovinës gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe i cili foli me neveri më të madhe për Bashkimin Evropian dhe civilizimin Evropian, thotë analiza.

Analisti Sheki Radonçiq gjithashtu pretendon se Rusia, Beogradi dhe Kisha Ortodokse Serbe ndihmuan në mposhtjen e interesave të Serbisë së Madhe në Malin e Zi. Financuesi kryesor, sipas Radoniq, i këtij koalicioni është Daka Davidoviq, ish-kreu i Qendrës së Sigurisë Nikshiç, e cila në Maqedoni është e lidhur me korrupsion të madh.

Portali serb republika.rs pretendon se shërbimet e huaja perëndimore e cilësojnë këtë biznesmen të diskutueshëm si bashkëpunëtor të shërbimeve ruse. Smrat News TV

nga kategoria