Dauti: Xhaferi tenton ta hesht opozitën shqiptare, ndryshon radhitjen e diskutimeve (Video)

e postuar më at 16/01/2022
18 0

Dita e dytë e seancës për zgjedhjen e Qeverisë nisi me konfrontim mes kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit dhe deputetes së Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti, përcjell in7

Ajo u ankua se listën për të marrë fjalën, kryetari e ka ndryshuar, gjegjësisht nuk kanë vazhduar aty ku kanë ngelur dje, duke pasë parasysh se është e njëjta seancë. Poashtu e akuzoi se ASH nuk ju dha fjala edhe pse seanca duhej të përfundonte gjysmë ore më vonë, pasi lista e deputetëve që kishin kërkuar të flasin kishte arritur deri në 14, kurse ASH ishte e 15-ta.

“Vetë kryetari i Kuvendit e pranoi se mbrëmë kanë qenë 14 deputet që kanë diskutuar, në listën që secili prej jush e keni. Qartë tregon se kanë përfunduar 14 dhe i radhës është i 15, gjegjësisht Aleanca për Shqiptarët. Nëse ju mbani rend për paraqitje të deputetëve mbrëmë kishit mundësi seancën ta vazhdoni deri në orën 19:00, siç u kordinuam, por e mbaruar gjysëm ore më herët. Edhe sot e bëni të njejtën, në web faqen seanca duhej të fillonte në orën 11, ndërsa ju filluat jo në 12:00, por në 12:30”, ka deklaruar Ilire Dauti, deputete e ASH-së./in7.tv/

A M

nga kategoria