Dasma e bujshme, sheiku paguan 50 milion dollar për nusen 25 vjeçare

94 0

50 milion dollarë për të marrë një nuse 25 vjeçare. Kështu ka ndodhur në Emiratet e Bashkuara, ku një sheik 65 vjeçar ka “blerë” nusen e tij me 50 milion dollar dhe dasma nuk ka munguar pa u bërë pjesë e medias.

Një karrocë e mbushur me dhurata për nusen dhe familjen e saj, u pa gjithashtu në vendin ku u bë dasma. Historitë rreth kësaj dasme janë bërë virale në internet.

Nuk kanë qenë të pakta dhe reagimet e qytetarëve në lidhje me këtë ngjarje mjaft interesante. Amal Abdul, një përdorues i Twitter, shkruan:

“Princi Arab Sultan Bin Salman, 68 vjeç u martua me një vajzë 25 vjeçare. Çmimi i saj ishte rreth 50 milion dollarë. Kishte diamante si dhuratë. Madje, kishte diamante edhe në fustanin e saj të nuses”.

Sulltan bin Salman është i pari Saudit, Arab apo Mysliman që udhëtoi në hapësirë. Udhëtimi i tij u realizua në vitin 1985 në anijen hapësinore të NASA-s Discovery. Babai i tij ka qenë mbret i Arabisë Saudite që nga 2015.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria

Vazhdon seanca e 25-të plenare

Posted by - 18/03/2021 0
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta vazhdojë debatin rreth Propozim ligjit për huazimin e Republikës së…