DASH PUBLIKON RAPORTIN PËR TË DREJTAT E NJERIUT

e postuar më at 11:31
58 0

MAQEDONIA E VERIUT

Sikurse njofton Zëri i Amerikës, kur është fjala për Maqedoninë e Veriut, vlerësohen hapat që ka marrë Qeveria për iden tifikimin, hulumtimin, paditjen dhe gjobitjen e pesonave zyrtarë  për shpërdorim detyre. Dhuna dhe kërcënënimet me dhunë ndaj gazetarëve, korrupsioni në nivel të lartë, shembuj të dhunës dhe kanosje ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTI, – këto janë disa nga gjetjet e Raportit të DASH-së për vitin e kaluar. Po ashtu, në të thuhet se pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë bërë shpërdorime të caktuara përfshirë këtu përdorim të tepërt të forcës nga ana e policisë dhe gardianëve nëpër burgje. ‘ Qeveria ka ndërmarrë masa për identifikimin, hetimin, padit jen dhe ndëshkimin e zyrtarëve që kanë bërë shpërdorime,’- citon Raportin seksioni maqedonas i Zërit të Amerikës duke nënvizuar se Avokati I popullit ‘beson se mosndëshkimi i policisë vazhdon të mbetet problem’. Sa i përket luftimit të korrupsionit nënvizohet ekzistimi i raporteve për implikim të personave zyrtarë, ndërkohë që pasqyrohen shqetësimet e sektorit joqeveritar se ‘roli mbizotërues i qeverisë në ekonomik krijon kushtev për korrupsion’.  

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Shtetit shënon se Qeveria ka treguar respekt më të madh ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe paanshmëri në raport me vitetet e mëparshme. Lidhur me lirinë në internet, Raporti vëren se Qeveria kuk ka kufizuar qasjen e as që ka censuruar përmbajtje online. Po ashtu, thuhet se ‘nuk ka raporte se Qeveria ka monitoruar komunikime private online pa autorizim përkatës ligjor’.

J X

nga kategoria