D eputetja në Maqedoninë e Veriut: Nënës sime nuk i japin nënshtetësinë vetëm se është shqiptare

e postuar më at 09:27
137 0

Sot nëna ime 72-vjeçare po i nënshtrohet për të satën herë provimit të njohjes së gjuhës maqedonase, me shpresë që kësaj radhe ta marrë shtetësinë. 50 vjet (gjysmë shekulli) e bën këtë betejë. Pas kësaj moshe mund të mos i shërbejë më, por e postova këtë fotografi dhe këtë tekst që ta kuptoni betejën tonë në Kuvend. Nëna shqiptare në Maqedoninë e Veriut përballet me një shtet diskriminues vetëm sepse është shqiptare. Asgjë tjetër.

Mbase tash e kuptojmë edhe se nuk është asgjë vonesa 1-mujore e një asistence ekonomike përballë gjysmë shekulli pritje. “Procesi” vazhdon njësoj si te Kafka. Parashteti vendos për shtetin. Prandaj, o SHTETësi për të gjithë o SHTET të bllokuar për të gjithë”, shkruan ajo.

J X

nga kategoria