COVID-19: Merkel e sheh të duhur një tjetër izolim

e postuar më at 07:59
78 0

“Një izolim tjetër do të ishte i duhur”, tha kancelarja Angela Merkel pas raportimit se në terapitë intensive po shtohet numri i pacientëve.

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn shpjegoi se numri i pacientëve në kujdes intensiv është rritur me 5 për qind në një ditë. “Kjo tregon se sistemi shëndetësor rrezikon të vihet nën presion”, tha ai.

Në këtë kuadër, Mynihu, i cili nga dje liroi masat kundër Covid kërkoi të zgjerojë sasinë e vaksinave për qytetarët e tij. Drejtuesi i landit, Markus Soeder njoftoi se ka porositur 2,5 mln vaksina të ruses Sputnik dhe sapo të ketë një përgjigje përfundimtare nga Agjencia Europiane e Barnave ato do dorëzohen./A2

J X

nga kategoria