Çmimi i energjisë elektrike do të rritet sërish pas Vitit të Ri

e postuar më at 20:11
54 0

E kemi të qartë të gjithëve se rryma nga viti i ardhshëm do të rritet, por ne do ta subvencionojmë dhe nuk do të lejojmë goditje çmimi për qytetarët dhe konsumatorët e vegjël – tha kryeministri Kovaçevski pas prezantimit të planit për sigurinë. Këshilli i thirrur nga presidenti Pendarovski për të përballuar dimrin më të ashpër. Plani duhet të parashikojë 300 milionë euro shtesë për të aktivizuar të gjitha kapacitetet vendore dhe për të prodhuar 25 për qind më shumë energji elektrike, përcjell FLAKA.

Ai paralajmëroi fillimin e punimeve për bllokun e tretë të REK Manastir dhe kaldajën e dytë të TEC Negotinë, për potencialin e plotë të termocentralit me gaz TE-TO, REK Osllomej si dhe shfrytëzimin e të gjitha burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Kovaçevski tha se nesër do të fillojnë negociatat me Bullgarinë për të siguruar 200 megavat orë energji elektrike nga Bullgaria, çmimi i të cilave për kompanitë do të jetë më i ulët se çmimi i bursës. Ai tha se negociatat me Te-To janë duke vazhduar, ndërsa paralajmëroi se EMV do të marrë përsipër ngrohtoren për Shkupin. Kovaçevski gjithashtu pranoi se ka rreziqe për realizim të planit psi mund të ndodhin defekte.

Kjo është një situatë tmerrësisht e vështirë, kjo vjeshtë, dimër dhe pranverë është më e vështira në historinë e pasluftës të vendit, tha Kovaçevski. Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive që të kursejnë energjinë elektrike dhe u bëri thirrje gërmuesve të kriptomonedhave që të ndalojnë konsumimin e shumë të energjisë elektrike – kjo pasi situata është alarmante. FLAKA

J X

nga kategoria

pg slot