Chelsea triumfon edhe në “Stamford Birdge” ndaj Atleticos, prek çerekfinalen

e postuar më at 23:09
69 0

Chelsea ka fituar edhe në ndeshjen kthyese ndaj Atletico Madridit.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfoi me rezultat 2 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte goli i Hakim Ziyech që zhbllokoi rezultatin. Maroku pranoi një top të bukur nga Timo Werner dhe në mënyrë fenomenale e dërgoi në portën e Jan Oblak (34′).

Ndërsa, i sapo inkuadruari Emerson vulosi fitoren në fundin e ndeshjes (90+5).

Kësisoj, Chelsea me rezultat të përgjithshëm 3 – 0, kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Gjiganti anglez kundërshtarin e radhës do ta mësojë pasi hedhjes së shortit këtë të premte.

nga kategoria