Challandes: Kosova mund të fitojë edhe kundër Brazilit

e postuar më at 07:38
71 0

Përzgjedhësi i së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, vlerëson ekipi që drejton, ndërsa thotë se po ky ekip nuk mund të kritikohet për humbje si ajo nga Spanja që ndodhi javë më parë.

Krahas kësaj ai ka pohuar se është trajner që ëndërron dhe nuk i dorëzohet asnjë kundërshtari para ndeshjes.

“Po qartë, është normale të thuash se si mund të kërkosh nga një ekip që të fitojë kundër Spanjës. Por si trajner, si trajner, është e qartë që unë ëndërroj, dhe unë e përgatis ekipin për të fituar dhe unë mendoj se është e mundur, por është e pamundur ta shpjegosh atë pas lojës me dy pyetje “Pse një lojtar nuk luajti?” apo “Pse humbët kundër Suedisë?”. Njerëzit që më njohin e dinë që unë ëndërroj për Kosovën, jam i sigurt që Kosova mund të fitojë edhe kundër Brazilit në të ardhmen” është shprehur Challandes për Klan Kosova.

“Unë i pranoj të gjitha kritikat, por kritikat realiste, dhe ju nuk mund të kritikoni një ekip vetëm pse nuk shënoi fitore ndaj ekipit ndoshta më të mirë në Evropë, në botë tani [Spanjës]. Për mua ishte e qartë, ishte një reagim më shumë për shkak të pyetjes së gazetarit, dhe jo për të menduar, apo për të krijuar ndjesinë që trajneri nuk i beson ekipit të Kosovës, asnjëherë, mua më pëlqen ekipi i Kosovës. Unë gjithmonë e kam bërë të kundërtën me ekipin, ju kam thënë: Ne jemi Kosovë, ne jemi ekip i vogël, por ne mund të fitojmë, ne mund të fitojmë kundër Anglisë.

Challandes ka deklaruar në Rubikon se ka studiuar Spanjën, madje ka theksuar se cila ishte strategjia përmes së cilës Kosova mund të vinte në shprehje.

“Para ndeshjes, unë si trajner shumë realist e kam ditur që do të jetë shumë, shumë e vështirë, nëse nuk do të kisha menduar kështu, do të kisha qenë trajner budalla, por këtu (në zemër) mendoj; hej është e mundur dhe përse? Si mund ta bëjmë? Unë i kam studiuar të gjitha ndeshjet e kaluara të Spanjës, dhe kam menduar në rregull, ndoshta nëse e shqetësojmë Spanjën në fillim të aksionit, ne mund të kemi shanse të shënojmë”.

“Në kokën time ishte e qartë, unë ua kam shpjeguar lojtarëve, ne kemi provuar, unë e kam ndryshuar strategjinë me qëllimin që ta shqetësojmë Spanjën, por nëse do të ishte shumë e lehtë të mposhtim Spanjën… Jo nuk ishte e lehtë, ne provuam me ekipin, por jo mjaftueshëm, si trajner… ne shënuam një gol, por si trajner nuk isha i kënaqur me këtë lojë. Rezultati nuk ishte shumë i keq mund të themi”, ka thënë ai ndër të tjera.

nga kategoria