Çfarë do bënte po të ishte në vend të Filipçes? / Taravari: Do i ftoja profesionistët të bëhen pjesë e KSI-së

e postuar më at 21:06
178 0

Ish ministri i shëndetësisë, aktualisht kryetari i Komunës së Gostivarit, sonte në emisionin “Click Plus” duke folur rreth menaxhimit me pandeminë dhe gjendjen aktuale, ka dhënë disa sugjeime se çfarë do bënte nëse ai do të ishte akoma ministër i shëndetësisë.

Ai tha se fillimisht do të kishte vendosur protokollet se si duhet të trajtohen pacientët me Covid, pasi ato në vendin tonë, sipas tij, nuk ekzistojnë akoma.

“Unë të isha në vend të Filipçes ata që kritikonin më shumë qeverinë, do i thirrsha të bëhen pjesë e kësaj situata, të ndihmojnë në tejkalim të gjendjes. Nuk e di pse Filipçe nuk i thirr ose edhe ti lus e ti vendos te KSI. Kyshte pyet kryeministri se kush duhet të ja dorëheeqje, ai, Filipçe, Hasani ose dikush tjetër. Në vend të dorëheqjeve duhet diçka tjetër. Ja profesori Danillovski mund të ishte thirr dhe të emëroheshte në krye të KSI. Z. Panovski mikrobiolog, poashtu është kritikues por edhe mund ti ndihmonte shumë KSI-së. Ky është hapir i parë që mund të bëhej dhe të ndërmerret diçka që ta ulimin numrin e vdekjeve. Nuk është puna a ndalim zërin kritik, por zvogëlimi i numrit të të infektuarve dhe vdekjeve”, tha ish ministri i shëndetësisë Arben Taravari.

Në takimin që do ta kenë si opozitë me kryeministrin Zaev, Taravari tha se do ta hapin pos temës së shtetësisë edhe atë me menaxhimin e pandemisë dhe sigurimin e vaksinave.

J X

nga kategoria