Çështjen e vaksinave kineze, VMRO-ja e dorëzoi në Antikorrupsion

e postuar më at 20:15
69 0

VMRO DPMNE-ja dorëzoi në Antikorrupsion të gjitha dokumentet të cilat ata i posedojnë e të cilat kanë të bëjnë me blerjen e 200,000 vaksinave kineze, me qëllim që Komisioni të konstatojë vërtetësinë e tyre. Një veprim i tillë i VMRO-së erdhi pas reagimit të ministrit Filipçe i cili tha se dokumentet janë tërësisht të falsifikuara.

I bëjmë thirrje Komisionit për Antikorrupsion që menjëherë të hap rast dhe ta shqyrtojë punën e Filipçes. Do t’i dorëzojmë dokumentet deri te Antikorrupsioni sepse njëra nga vërejtjet e ministrit ishte se këto dokumente janë të fabrikuara-falsifikuara. Tek këta dokumenta thuhet se burim është Regjistri Qëndror i Hong Kongut. Institucionet tona derisa duan ta zbardhin këtë rast munden përmes të drejtës ndërkombëtare, përmes MPJ-së t’i sigurojnë të njëjtat dokumente me qëllim që të gjithë të binden në besueshmërinë e tyre – tha Mile Lefkov, VMRO DPMNE.

Nga Antikorrupsioni thonë se janë në fazën e grumbullimit të të dhënave të cilat u publikuan në gazetën italiane “La Verita” e që lënë hapësirë për dyshime për keqpërdorim të procesit të furnizimit me vaksinat kineze.

Edhe Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion njoftoi se ndjek informacionet të cilat pretendojnë të zbulojnë keqpërdorime nga ana e dikasterit të Shëndetësisë gjatë procesit të furnizimit me vaksinat kineze.

VMRO DPMNE pretendon se sipas dokumenteve që ata posedojnë, një kompanisë fantome i janë transferuar 12,5 milion dollarë për 200,000 vaksina, që është 100% çmim më i lartë i vaksinës kineze. Gjegjësisht në vend se një vaksinë të blihet me çmim prej 30 dollarë, sipas VMRO-së për një vaksinë janë dhënë 62,5 euro.

nga kategoria