Smart News

Çeliku: Nuk kemi ftuar ne askend, ata na kanë lutur neve për koalicion

DEMANTIM
Lexova disa media koti që ne Levizja Qytetare Evropiane paskemi ftuar bllokun opozitar për bashkëpunim, nuk është e vërtetë absolutisht.
E vërteta është që na kanë dërguar ata neve politikanë me shumë ndikim që të bashkëpunojmë dhe jemi përgjigjur JO.
Politikanin që na tha për bashkëpunim e vlerësojmë për kontributin e tij atje ku vepron, por këtu ne i njohim individët, subjektet e krijuara dhe nuk e shohim veten bashkë me ata.
Jemi OPOZITË pa pozita të mëhershme dhe nuk shohim ardhmëri opozitare me këtë “bllok opozitar”
Partia jonë nuk u krijua për pushtet, por për popull dhe ardhmëri, e ato realizohen edhe duke qenë në opozitë.
Kjo që themi nuk kishte nevojë as të thuhej, por pasi shpifini me “fake news” dhe “fake portale” ne demantojmë atë të juajin dhe themi të vërtetën.
Gjyla Çeliku dhe subjekti jonë janë këtu për të shpëtuar popullin dhe asnjë subjekt politik.
Paraprakisht pa subjekt normalisht kemi qenë opozitarë komplet si parti dhe kemi fotografi me ata, por janë të mëhershme përpara disa viteve kur ata ishin opozitarë Jo të sotshme, ndaj mos shpifni!

Na priftë e mbara popull i dashur!
Vazhdojmë përpara!

Gjyla Çeliku-Shkruan Gjyla Çeliku

Exit mobile version