Smart News

Çegrani reagon: Zyra e ofiqarit u hap, por pa asnjë kompetencë – problemi mbetet i pazgjidhur

Bashkësia Lokale e fshatit Çegran ka reaguar sërish lidhur me funksionimin e zyrës së ofiqarit në këtë vendbanim, duke theksuar se pavarësisht hapjes formale, shërbimet për qytetarët vazhdojnë të mungojnë.

“Zyra e ofiqarit u hap, por fatkeqësisht pa asnjë të drejtë. Nënpunësja qëndron në zyrë, por nuk është e autorizuar për të dhënë asnjë dokument,” thuhet në reagimin zyrtar.

Sipas Bashkësisë Lokale, shumë qytetarë të fshatit janë kthyer pa shërbime dhe janë detyruar të udhëtojnë sërish në Gostivar për të realizuar nevojat e tyre administrative.

“Shumë persona ktheheshin pas sot nga zyra e ofiqarit dhe orientoheshin për në Gostivar,” vijon reagimi.

Ata theksojnë se problemi vazhdon të jetë i njëjtë dhe kërkojnë përgjegjësi nga ata që kishin deklaruar publikisht se çështja ishte zgjidhur.

“Reagimi akoma vlen dhe çështja mbetet e pazgjidhur! Kërkojmë nga ata që deklaruan se çështja është zgjidhur, t’i qëndrojnë deri në fund fjalës së dhënë,” përfundon deklarata e Bashkësisë Lokale Çegran.

Redaksia do të ndjekë zhvillimet dhe të kërkojë sqarime nga institucionet përgjegjëse. Flaka

Exit mobile version