Carovska: Nuk ka në plan masa të reja për shkollat

e postuar më at 11:24
61 0

Për momentin nuk planifikohen masa të reja për shkollat në vend, deklaroi sot ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse janë në plan masa të reja si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 gjatë periudhës së fundit, përcjell Smartnews.

„Gjendja në shkolla është stabile. Sipas raportit të fundit, 35 nxënës dhe 60 mësimdhënës janë të infektuar, numër që është shumë më i vogël nga fundi i gjysmëvjetorit të parë. Zbatohen të gjitha protokollet, nuk ka përhapje të sëmundjes, domethënë gjendja është stabile dhe për momentin nuk mendohet për masa shtesë për shkollat” u shpreh Carovska.

Komisioni për sëmundje ngjitëse rekomandoi, ndërsa Qeveria sot duhet të vendosë nëse do ta pranojë rekomandimin për vendosje të orës policore nga ora 22 deri në ora 5 të mëngjesit.

Shkollat dhe çerdhet për fëmijë u mbyllën para një viti për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit dhe nxënësit vazhduan me mësim online./Smartnews/

nga kategoria