Carovska: Me mbështetje, e jo me dënime deri në punë më cilësore të mësimdhënësve

84 0

Mbikëqyrja mbi punën e mësimdhënësve nuk guxon të jetë presion, por mbështetje, thotë ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në intervistë për Radio Evropën e Lirë, njofton Portalb.

“Të gjitha mbikëqyrjet kanë për qëllim të jenë këshilldhënëse dhe edukative. Shumë është interesant që me vite Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet nën të, janë sjellur si urdhërdhënës ndaj arsimtarëve, duke
dëshiruar që me presion të arrijnë cilësi. Kjo nuk arrihet dhe për këtë shkak ideja e jonë, se si kjo Ministri funksionon derisa jam unë ministre, fjala kryesore është përkrahje, që tregon në atë se arsimtarët, madje edhe të kenë mbikëqyrje, madje edhe të kenë vizita të Inspektoratit arsimor shtetëror (IASH), kjo nuk është që të dënohen, por që puna e tyre të përkrahet dhe të jetë më cilësore”, ka thënë Carovska.

Përmes Inspetoriatit arsimor shtetëror, siç informojnë nga MASH-i, janë bërë më shumë se 4.200 mbikëqyrje, rreth 2.700 janë të rregullta, 1.400 janë të jashtëzakonshme dhe janë caktuar 295 kontrolle, që të shihet nëse janë
mënjanuar vërejtjet.

Carovska, thuhet në kumtesën e MASH-it, ka thënë se të gjitha institucionet nën Ministrinë janë informuar se në këtë periudhë burokracia është më së paku e rëndësishme. Më me rëndësi është shëndeti mental i arsimtarëve, shëndeti mental i nxënësve dhe lidhja e tyre, të cilën duhet ta kenë në vazhdimësi gjatë vitit shkollor.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria