Carovska: Gratë edukatore krijuan shtetin, gratë edukatore ndërtojnë të ardhmen

e postuar më at 16:14
49 0

Carovska: Gratë edukatore krijuan shtetin, gratë edukatore ndërtojnë të ardhmen

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot me rastin e festës së 8 Marsit foli për rolin e grave edukatore në ndërtimin e shtetit.

“8 Marsi na kujton të gjitha gjeneratat e grave që luftuan për shoqëri demokratike dhe për shoqëri të barabartë për të gjithë. Ne e shënojmë këtë ditë duke kujtuar gjeneratët e arsimtareve që kanë investuar pa u lodhur në arsimimin e çdo fëmije. “Angazhimi i tyre i palëkundur ndaj barazisë gjinore, solidaritetit dhe të drejtës për arsim të barabartë për të gjithë qytetarët është kujtesë, por gjithashtu edhe udhëzues për gjenerataët e tanishme,” tha Carovska.

Luftën për mundësi të barabarta e vazhdojmë edhe sot. Ndryshimet ne i bëjmë nga themeli ,theksoi Carovska. Prandaj, sfidë kryesore para nesh janë reformat në arsimin fillor, që do të thotë të investosh në brezat e ardhshëm që duhet të rriten me vlerat e barazisë gjinore, solidaritetit dhe jo-dhunës

nga kategoria