Categories: Lajme

Buteli me shans historik: Mbi 50% votues shqiptarë, mund të bëhet komuna e dytë urbane në Shkup me kryetar shqiptar

Komuna e Butelit mund të bëhet komuna e dytë urbane në Shkup që do të drejtohet nga një kryetar shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, shqiptarët në Butel përbëjnë 50.32% të elektoratit, ndërsa 49.60% i takon komuniteteve të tjera, kryesisht maqedonas. Ky ekuilibër e bën çdo votë vendimtare, sidomos nëse dalja e shqiptarëve në zgjedhje do të jetë maksimale, shkruan gazeta KOHA. Në garën e 19 tetorit për kryetar të komunës, prof. Isamedin Azizi nga Aleanca Kombëtare për Integrim është i vetmi kandidat shqiptar. Ai do të përballet me kryetarin aktual të komunës, Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE dhe me kandidaten e LSDM-së, Olivera Livriniq.
Ky konfigurim e bën garën më të thjeshtë për elektoratin shqiptar, pasi nuk ka fragmentim mes disa kandidatëve, siç ndodhte në të kaluarën.

Një element i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve është fakti që kandidatura e përfaqësuesit të VLEN-it, Behar Emini, u refuzua nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për shkak të problemeve me adresën e banimit – Emini jeton në Çair, ndërsa kishte kandiduar për Butel. Megjithëse kjo situatë ka krijuar një rast unik me vetëm një kandidat shqiptar në garë, VLEN deri më tani nuk ka bërë thirrje publike për mbështetje të kandidatit të Isamedin Azizit si kandidat i vetëm shqiptar. Në Aleancën Kombëtare për Integrim shprehen optimistë se, nëse dalja e votuesve shqiptarë është e lartë, Buteli mund të ketë për herë të parë një kryetar shqiptar.

Thonë se sytë e gjithëve shqiptarëve janë të fokusuara edhe në Butel edhe në Çashkë. “Në Çashkë ju e dini se me regjistrimin e fundit të popullsisë, shqiptarët janë mbi 50 për qind, edhe në Butel jemi shumë afër për të marrë qeverisjen e pushtetit lokal, prandaj këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme, janë një test i veçantë për të parë nëse shqiptarët – që të gjithë, edhe ata të VLEN-it, janë forcë progresive europiane, për të bërë dallimin, ndryshimin, që këtë vit Butelin ta qeveris një kandidat mbipartiak shqiptar që kujdeset për të gjithë qytetarët e lagjet njësojë”, thonë në AKI.

Ndryshe, në zgjedhjet e vitit 2021, në Butel kishte 33.140 qytetarë me të drejtë vote, megjithatë kishin votuar rreth 16.000. Në rrethin e dytë, Darko Kostovski i VMRO-së kishte fituar 9012 vota, ndërsa Velimir Smilevski i LSDM-së 6831 vota. Mbi 700 vota shqiptare kishin shkuar në konton e Kostovskit të VMRO-së. Tani që LSDM është dobësuar dukshëm, kandidati i AKI-së përveçse kalon në balotazh, gjasat për ta fituar Komunën në favor të tij nëse kemi një mobilizim të madh të votuesit shqiptarë./Koha.mk/

Admin01

Recent Posts

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me…

39 minutes ago

Osmani: Çairi do të ketë Këshillin e Diasporës për mbështetje, investime dhe zhvillim të komunës

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës…

1 hour ago

Selmani: Distancimi i Albin Kurtit nga VLEN-i është lëvizje e natyrshme politike

Publicistja Nafie Selmani ka komentuar zërat e fundit për një distancim të Kryeministrit të Kosovës…

2 hours ago

BE nënshkruan marrëveshje financiare prej 400 milionë eurosh për Palestinën

Një strukturë financimi prej 400 milionë eurosh u formalizua për Palestinën gjatë një ceremonie nënshkrimi…

2 hours ago

Skandal në Tetovë: Bilall Kasami shihet në shoqërinë e udhëheqësit të “Vojvodëve” Boban Misevski!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është fotografuar sot në shoqërinë e Boban Misevskit…

3 hours ago

Ish drejtori i burgut nga VLEN-i i, Afrim Idrizi i bashkohet Bujar Osmanit

Mbështetja për kandidatin e AKI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, po rritet çdo ditë…

5 hours ago