Categories: Lajme

Bullgaria shpreh shqetësim për moszbatimin e detyrimeve të Maqedonisë ndaj BE-së

Bullgaria ka shprehur shqetësim në rritje për moszbatimin e vazhdueshëm të detyrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Bashkimit Evropian. Këtë e bëri të ditur ministri bullgar i Jashtëm, Georg Georgiev, në një letër drejtuar ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe institucioneve evropiane, përcjell PressOnline.al.

Sipas letrës, Maqedonia ka bërë përpjekje për të komprometuar elementë të rëndësishëm të konsensusit evropian, duke rrezikuar zbatimin e pakos së miratuar në korrik 2022, e cila mbetet rruga e vetme përpara për vendin kandidat. Georgiev vëren se në vend të dialogut konstruktiv dhe marrëdhënieve fqinjësore, shpesh shihen politika konfrontuese dhe provokative, përfshirë sfidimin e marrëveshjeve kyçe përpara Gjykatës Kushtetuese në Shkup.

Ministri bullgar thekson se zgjidhja më e mirë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor është pjesëmarrja e të gjitha vendeve në procesin evropian dhe shpreh gatishmërinë e Bullgarisë për të ndihmuar Shkupin në rrugëtimin drejt reformave evropiane, nëse anëtarësimi në BE është zgjedhje e vërtetë e qeverisë maqedonase.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Muçunski, gjatë një vizite në Bruksel dhe në një intervistë për “Politiko”, deklaroi se Maqedonia nuk do të bëjë ndryshime në Kushtetutë pa garanci nga BE-ja se këto janë kushtet e fundit. Ai shprehu shqetësimin se nëse bëhen ndryshimet, Bullgaria mund të kërkojë sërish pas gjashtë muajsh çështje të tjera mbi historinë, identitetin dhe gjuhën. (PressOnline.al)

Admin01

Recent Posts

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

3 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

3 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

4 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

4 hours ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

5 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

6 hours ago