Categories: LajmePolitika

“Bulevarde, ura të reja, garazhe nëntokësore…” – Kandidati Valbon Limani shpalos projektet që do ta transformojnë Gostivarin

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një intervistë për ZYRTARE.net, ka prezantuar disa nga projektet kryesore që, sipas tij, do ta ndryshojnë rrënjësisht pamjen e qytetit dhe do të përmirësojnë jetesën e qytetarëve.

Një nga prioritetet kryesore të mandatit të ardhshëm, siç u shpreh Limani, do të jetë rikonstruksioni i bulevardit “Vëllezërit Dimoski”, me gjatësi 1.6 km, që shtrihet deri te ura e gjykatës. “Fillimisht do të rikonstruktohet, ndërsa më pas, së bashku me qytetarët që kanë prona në atë pjesë, do të gjejmë zgjidhje për hapjen e plotë të saj, pasi njihet si arteria kryesore e qytetit,” tha ai.

Prioriteti i dytë, sipas tij, është ura tek gjykata, e cila do të prishet tërësisht dhe do të ndërtohet e re, me katër korsi – duke përfshirë edhe korsitë për biçikleta.

Një tjetër projekt me rëndësi është rregullimi i qendrës së qytetit, ku është planifikuar një zgjidhje e re infrastrukturore për komunikacionin, me qëllim që Gostivari të “marrë frymë më lirshëm”.

Në planin e projekteve hyn edhe ndërtimi i një garazhi nëntokësor pranë Komunës së Gostivarit, si dhe rikualifikimi i parkut të qytetit, i cili pritet të kthehet në një hapësirë të dedikuar për pushim dhe argëtim për qytetarët.

“Ne besojmë se me këto projekte, Gostivari do të marrë një pamje tjetër, më moderne, dhe do të krijohen kushte më të mira për të gjithë banorët,” u shpreh Limani./Zyrtare.net/

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

7 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

7 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

11 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

11 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

12 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

12 hours ago