Smart News

Bujar Osmani shndërron spitalin e Tetovës në shtab të BDI-së

Kandidati për president nga radhët e BDI-së Bujar Osmani ka shndërruar spitalin klinik të Qytetit të Tetovës në shtab të BDI-së. Sot, në kuadër të ditës ndërkombëtare të shëndetësisë Bujar Osmani ka zhvilluar takim me mjek të cilët janë politikisht të anëtarësuar në BDI në zyrat e spitalit klinik të Qytetit të Tetovës.

Në fotografinë e dërguar për redaksinë tonë, shihet se si Bujar Osmani dhe drejtori i spitalit klinik të Tetovës dirigjojnë mbledhjen me mjekët e afërt me BDI-në dhe partitë politike të Frontit Evropian. Kujtojmë që realizimi i takimeve partiake brenda institucioneve shtetërore në procesin zgjedhor është jo korrekt dhe jo transparent, pasi që institucionet janë për të gjithë qytetarët dhe jo për partitë politike.

Exit mobile version