Categories: LajmePolitika

Bujar Osmani prezantoi „Syri Qytetar“ – katër mekanizma kundër korrupsionit në Çair

„Çairi sot është një nga komunat më jotransparente në Maqedoni. Korrupsioni dhe nepotizmi e ngulfatin zhvillimin, ndërsa komuna është e uzurpuar nga ata që e udhëheqin. Në vend që t’u shërbejnë qytetarëve, ata punojnë për interesat e tyre,“ – theksoi kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani.

„Sot jam këtu për të dhënë fjalën se kjo merr fund pas ndryshimit të pushtetit më 19 tetor. Nga më jotransparentja, Komuna e Çairit do të jetë në pesë komunat e para për transparencë,“ – porositi Osmani.

Ai theksoi se fjalët boshe ua lë kundërshtarëve të tij politikë, ndërsa ai vetë do ta dëshmojë me vepra. Për këtë qëllim prezantoi setin e ri të mekanizmave për luftë kundër korrupsionit dhe mbrojtje të interesit publik nën emrin „Syri Qytetar“.

„Ky set përfshin katër zgjidhje të reja që deri më tani nuk i ka futur asnjë komunë. Nuk mjafton vetëm të kesh dëshirë, por nevojiten edhe mekanizma të qartë.“ Katër mekanizmat që e përbëjnë „Syrin Qytetar“ janë:

Hapja publike e tenderëve – Çdo hapje e ofertave për prokurime publike do të jetë publike, me transmetim direkt dhe me incizim të qasshëm në internet. Kjo lejohet me ligjin për prokurime publike deri në një fazë të caktuar të procedurës.

Gjatë gjithë procedurës do të zbatohet monitorim i pavarur nga OJQ dhe ekspertë për antikorrupsion në procesin e përzgjedhjes së ofertuesit më të favorshëm te tenderët më të mëdhenj, në mënyrë që të sigurohet procedurë e drejtë dhe ligjore.

“Arka publike” – Ndjekja online e llogarive, të hyrave dhe pagesave të komunës, përmes një mjeti të thjeshtë me të cilin qytetarët në çdo kohë do të mund të dinë se për çka shpenzohen paratë e tyre.

“Kontrolli AI” – Futja graduale e automatizimit të kontrolleve me mjete të inteligjencës artificiale, të cilat do ta eliminojnë anshmërinë njerëzore dhe do të alarmojnë nëse diçka nuk është në përputhje me ligjin.

„Me këto mekanizma konkrete dhe efikasë do të sigurojmë transparencë të vërtetë dhe do ta mbrojmë komunën nga korrupsioni. Kjo është angazhimi im ndaj qytetarëve të Çairit,“ – theksoi Osmani.

Admin01

Recent Posts

Sefer Selimi: Propaganda e Adnan Azizit është e njejtë me atë të UDB-së

“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare,…

9 hours ago

Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

10 hours ago

Me skandale fetare, a po mundohet Adnan Azizi të mbulojë turpin e “patriotit” që ia mbylli Mickovski?

Shkruan Rami Mislimi E krijuar me fonde të dyshimta, Lëvizja BESA u shfaq në skenën…

12 hours ago

Dokumentet zyrtare hedhin poshtë akuzat e VLEN-it: Kontrata e MPJ-së e ligjshme (Dokument)

Koalicioni VLEN ka dalë sot me akuza të reja ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme,…

13 hours ago

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e…

13 hours ago

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm…

14 hours ago