Categories: LajmePolitika

Bujar Osmani: Na e hoqën gjuhën, e braktisën rrugën drejt BE-së, zgjedhjet janë referendum për fatin tonë

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, dje kritikoi ashpër Qeverinë e VMRO-DPMNE dhe VLEN, duke theksuar se sot shqiptarët nuk i zgjedhin vetë liderët e tyre, por ata u “caktohen” në Pallatin e Bardhë të VMRO-së.

“Neve shqiptarëve sot na i caktojnë liderët në Pallatin e Bardhë të VMRO-së. Dhe pyetja është: a do të lejojmë që për një eskavator që vjen nga kreditë hungareze, nga Kina, Budapesti apo Beogradi, e përfundon këtu, ta shesim të drejtën tonë për të vendosur mbi fatin tonë?”, filloi Osmani.

Ai akuzoi qeverinë se po shuan gjithçka që është shqiptare në institucione, nga gjuha deri te tabelat, dokumentet dhe formularët.

“Dhe gjëja më e rëndësishme, na e hoqën gjuhën. Gjuhën me të cilën jam mburrur aq shumë, saqë çdo dokument që e nënshkruaja si ministër i Punëve të Jashtme e dërgoja në Uashington në dy kolona, në maqedonisht dhe në shqip. E dini çfarë bënë tani në Ministri? E hoqën gjuhën. E hoqën memorandum-in ku ishte shkruar emri i ministrisë në shqip. I hoqën formularët zyrtarë. I hoqën tabelat nga institucionet”, tha Osmani.

Ai theksoi se kjo nuk është vetëm betejë për pushtet lokal, por zgjedhje mes dy të ardhmesh krejtësisht të ndryshme, njëra evropiane, tjetra ballkanike, nacionaliste dhe destruktive.

“Ne nuk jemi popull që e shet sovranitetin e vet. Sot Maqedonia e Veriut e humbi rrugën drejt Bashkimit Evropian. Mali i Zi, me 40% serbë, ende qëndron. ‘Bota serbe’ po përpiqet ta pengojë Malin e Zi që të mos i bashkohet BE-së. Dhe ata, vetëm 300 mijë banorë, po luftojnë me gjithçka që kanë për të vazhduar në rrugën evropiane, sepse e dinë se nëse ndalen, do të përfundojnë në përqafimin e botës serbe”, tha Osmani.

Osmani vuri në dukje edhe kthesën e rrezikshme në politikën e jashtme të shtetit, e cila sipas tij nënkupton heqjen dorë nga pozicionet demokratike të deritanishme.

“Maqedonia e Veriut e ndryshoi kursin e politikës së jashtme. Kur unë isha ministër i punëve të jashtme, vendosëm që qëndrimi shtetëror i Maqedonisë për konfliktin Izrael–Palestinë është zgjidhja me dy shtete, që të jetojnë si fqinj në paqe dhe miqësi. Ky ishte pozicioni zyrtar i Maqedonisë së Veriut. Dje, Maqedonia e Veriut votoi kundër zgjidhjes me dy shtete”, tha Osmani.

Në fund, Osmani theksoi se këto zgjedhje janë më shumë se një zgjedhje lokale, ato janë një test thelbësor për të ardhmen:.

“Prandaj, ajo që po ndodh nuk është vetëm një votim. Ky është referendum. A do të ecim drejt BE-së apo do të mbetemi në botën serbe? A do të jemi zot në shtëpinë tonë apo qiraxhinj në të? A do të kemi Çair me dinjitet për fëmijët tanë apo Çair që do të kolapsojë për disa vite?”, përfundoi ai.

Admin01

Recent Posts

Faton Ahmeti: Që nga 15 Shtatori i vitit 2002 BDI me Ali Ahmetin janë forca kryesore politike në vend

Më 15 shtator 2002, saktësisht 23 vite më parë, u shënua një ngjarje historike për…

13 minutes ago

Rruga Tetovë – Prizren: RMV-ja ende nuk e ka hapur tenderin për fazën e projektimit

Përderisa në Kosovë vijojnë punimet, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është hapur tenderi për…

3 hours ago

Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit

Shefi i shtabit zgjedhor dhe njëherit sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI),…

4 hours ago

Blerant Ramadani takohet me banorët e Shishovës, prezanton projektet zhvillimore

Kandidati per kryetar të komunes së Sarajit Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual Iljas…

4 hours ago

Pas Sellcës, Bajram Rexhepi ju bën selam nga lagja Teqe e Tetovës, tetori për Tetovën e Re

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi sonte së bashku…

5 hours ago

Osmani: Qeveria duhet të sqarohet për votimin në OKB

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, tha se pas çdo suksesi të…

17 hours ago