Categories: LajmePolitika

Bujar Osmani me mesazh me rastin e 8 Shtatorit: Të japim besë, nuk ka kthim prapa, e ardhmja është Evropa!

Kandidati aktual për kryetar të Çairit dhe ish-ministër i punëve të jashtme, Bujar Osmani, këtë mëngjes me një video-mesazh, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ua uroi 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë.

Në mesazhin e tij, Osmani kujtoi vizionin, guximin dhe këmbënguljen e gjeneratave që hapën rrugën drejt një shteti të pavarur dhe të lirë, duke theksuar se gjenerata e sotme ka detyrimin ta vazhdojë këtë betejë me vendosmëri edhe më të madhe.

“Shteti ynë ka kaluar shumë sprova, por gjithmonë kur e ardhmja dukej e pasigurt, qytetarët zgjodhën dinjitet, demokraci dhe të ardhme evropiane”, tha Osmani.

Ai theksoi se në këto momente historike, vendit i duhet më shumë se kurrë unitet, drejtim i qartë dhe vendosmëri politike.

“Kjo nuk është kohë për ndarje, kjo është kohë për bashkim dhe ndërtim urash. Rruga jonë është Evropa dhe ky është hapi i fundit që do të na garantojë një shtet të sigurt, të zhvilluar dhe prosperues”.

Osmani kujtoi se si diplomat dhe politikan ka qenë pjesë e proceseve kyçe të integrimit euroatlantik, por mbi të gjitha si njeri që beson në një të ardhme të përbashkët.

“Në këtë ditë të japim besë: nuk do të lejojmë askënd të na kthejë prapa. Do të ecim përpara, me krenari, me arsye dhe me vullnet, për një shtet më të mirë për gjithë qytetarët”, tha Osmani në mesazhin e tij.

Në fund, ai ua uroi festën gjithë qytetarëve me një mesazh të fuqishëm për unitet, shpresë dhe përkushtim ndaj së ardhmes evropiane.

Admin01

Recent Posts

RMV, shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të…

57 seconds ago

Izet Mexhiti mes dy karrigeve: frikë nga dorëheqja apo kalkulim politik?

Izet Mexhiti vazhdon të mbajë dy poste në Qeverinë VMRO–VLEN, si zëvendëskryeministër dhe ministër i…

6 minutes ago

Donatorë të Lëvizjes Besa dhe të afërm të Kasamit kanë marrë para nga Komuna e Tetovës

Donatorë të partisë Lëvizja Besa dhe të afërmit e kryetarit të kësaj partie, Bilall Kasamit…

2 hours ago

Osmani: Lagjja Rome në Çair do të bëhet pjesë e zhvillimit qytetar

Kandidati i AKI për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, zhvilloi sot një vizitë në lagjen…

3 hours ago

Revolta qytetare në Zhelinë: Pushteti pasurohet, qytetarët mezi mbijetojnë

Revolta qytetare në Komunën e Zhelinës po rritet çdo ditë dhe, sipas vlerësimeve, ajo pritet…

3 hours ago

Ja kush janë 15 kompanitë shtetërore që për 3 muaj humbën 16 milionë euro

Pesëmbëdhjetë kompani shtetërore në Maqedoninë E Veriut, ndërmarrje publike dhe shoqëri aksionare në pronësi të…

4 hours ago