Bruksel/ RMV ka përmbushur kushtet, pengesë Bullgaria

e postuar më at 14:31
72 0

Maqedonia e Veriut ka prezantuar një sërë reformash të integrimit evropian që përshëndeten nga të gjitha grupimet e Parlamentit Evropian. Sipas korrespondentes së Tv Klan nga Bruksel, Erisa Zykaj, Ritmi I reformave konsiderohet se është I qëndrueshëm dhe prandaj RMV-ja merr një mbështetje lidhur me reformat për shtetin ligjor, reformat për të drejtat themelore dhe drejtësinë.

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Evropian ka mbështetur mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin pa shtyrje të mëtejshme kur të jenë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në muajin Mars të vitit të kaluar.Por, sic njofton kolegia Erisa Zykaj nga Brukseli, Ka një ndryshim të dallueshëm dhe një nuancë të theksuar për Maqedoninë e Veriut.

“Për Shqipërinë duhet të përmbushen kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare ndërsa për RMV-në konsiderohet se këto kushte janë përmbushur. Nuk ka asnjë kusht që nuk është përmbushur. Pengesa kryesore që mbetet për vendin është pengesa aktuale me Bullgarinë fqinje me Marrëveshjen për Fqinjësi e që lidhet veçanërisht me çështjet e gjuhës e të kulturës”.

Krahas që është përkrahur Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e Fqinjësisë me Bullgarinë si edhe është përshëndetur dialogu politik në vend, janë shprehur edhe shqetësime.

nga kategoria