Brooklyn Beckham në filmin “Lola James”

e postuar më at 13:12
79 0

Brooklyn Beckham, djali 22-vjeçar i çiftit të njohur të showbizit, Victoria dhe David Beckham, do të punojë në filmin “Lola James” që është projekti i ri filmik i të fejuarës së tij, Nicola Peltz.

Ajo përveç si aktore, vjen edhe në rolin e regjisores së këtij projekti.

“Ata janë një çift shumë kreativ, kurse Brooklyn ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’i kapur momentet e veçanta me aparatin e tij. Nicola do të jetë shumë e angazhuar rreth këtij filmi, dhe i fejuari i saj do të kujdeset që ta dokumentojë këtë aventurë të re për të”, citohet të ketë thënë një burim i afërt i dyshes, për gazetën “Sunday Mirror.

Puna rreth filmit tashmë ka filluar dhe varësisht nga suksesi i tij, filmi mund ta ndihmojë Nicolan, që është vajza e miliarderit amerikan Nelson Peltz, të shndërrohet në një person tejet të rëndësishëm në Hollywood.

Filmi “Lola James” rrëfen historinë e një vëllai dhe motre, të cilët e gjejnë veten duke u përballur me problemet e drogës. Ende nuk bëhet me dije se kur do të nisë filmi nëpër kinema.

nga kategoria