Brenda kësaj jave në Maqedoni u regjistruan katërfish më shumë raste të reja sesa të shëruar

e postuar më at 10:28
5 0

Në Maqedoninë e Veriut edhe gjatë kësaj jave vazhdon të jetë më i madh numri i rasteve të reja në krahasim me pacientët e shëruar.

Gjatë kësaj jave, në vend janë regjistruar 6 342 raste të reja nga 39 942 testimet e kryera. Ndërkohë u regjistruan 1 579 pacientë të shëruar, kurse ndërruan jetë 35 pacientë. Gjithashtu dhjetëra pacientë në këtë javë u regjistruan që kanë ndërruar jetë më herët, bazuar në sistemin Termini Im.

Më 5 janar në Maqedoninë e Veriut u regjistrua edhe rasti i parë me fluron. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se u detektua rasti i parë me “Flurona” në vend është detektuar te një 26 vjeçar nga Zajazi. Nga ministria thonë se pacienti me bashkëinfeksion Covid-19/Influenca A, pak para datës 31 dhjetor 2021 është kthyer nga SHBA-ja, ku është rivaksinuar para se të arrinte në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.648.399 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 232.068, numri i të shëruarve është 214.506, numri i të vdekurve është 8.023 dhe numri i rasteve aktive është 9.539.

A M

nga kategoria